O’Brien i kërkon Kurtit hapa urgjent për themelimin e Asociacionit
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, është takuar në Gjermani me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
O’Brien i ka kërkuar Kurtit, përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitiv të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkruan O’Brien në X .
🇺🇸supports Kosovo's path to Euro-Atlantic integration. To move forward, we need implementation of EU-facilitated Dialogue commitments, including urgent progress on the Association of Serb-majority Municipalities. I discussed the positive steps needed with Kosovan PM Kurti today. pic.twitter.com/aCXTVssVFD
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) April 24, 2024