75 Mall Live Search
18:43 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

O’Brien: Mezi pres t’u urojë mirëseardhje në Shtëpinë e Bardhë, Hotit dhe Vuçiq

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të Amerikës, Robert O’Brien ka deklaruar se mezi pret që nesër t’iu urojë mirëseardhje në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

O’Brien tha se diskutimet do të ndihmojnë dy palët që të avancojnë në normalizim të marrëdhënieve dhe të paqes nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik.

Poashtu O’Brien theksoi se përkushtimi i të dy liderëve për dialogun Kosovë-Serbi, do të jetë në të të dy shteteve, transmeton Indeksonline.

“Mezi pres që t’u urojë mirëseardhje presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti nesër në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomiko. Angazhimi i të dy udhëheqësve për dialog do të bëjë që të përfitojnë edhe Serbia edhe Kosova”, shkroi O’Brien.

Ndryshe delegacioni i Kosovës në krye me kryeministrin Avdullah Hotin nesër pritet që të mbajnë takimet e para bilaterale me përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë, ambasadorin Richard Grenell dhe me këshilltarin Robert O’Brien./Indeksonline/