O’Brien: Vitale për Ballkanin Perëndimor, përmbushja e potencialeve të veta

James O’Brien, Sekretar amerikan për Rajonin, i cili po merr pjesë në samitin Ballkani Perëndimor-BE, që po mbahet në Kotorr të Malit të Zi, në konferencë për medie tha se SHBA-ja mbështet planin zhvillimor që ka të bëjë me 18 milionë njerëz për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendet e tyre.
“Kjo ka të bëjë me lirinë, sigurinë, me lirinë klasike të BE-së për shërbime dhe kapitale për të lëvizur nëpër kufij. Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në 7 %. Secilën herë dikush që dërgon para përmes bankës do të ketë shpenzime më të vogla të huazimit. Kjo ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin me tregun unik evropian”, tha O’Brien.
Tutje, ai potencoi se kjo është diçka që SHBA-ja beson se është vitale për t’u ndihmuar të gjithëve në këtë rajon për t’i përmbushur potencialet e veta, derisa shtoi se ndjehet i ngazëllyer ta shohë edhe lansimin zyrtar të kësaj nisme dhe mundësinë e vendeve për të filluar të afrojnë liri për gjithë këtë./rtk