75 Mall Live Search
14:22 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

OBSH: 10% e popullsisë së botës – e infektuar nga koronavirusi

Mike Ryan, ekspert i urgjencës për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se 90% e botës mund të jetë në rrezik nga Covidi-19.

Rreth 10% e popullsisë botërore mund të jenë infektuar me koronavirusin, ka paralajmëruar një ekspert, kështu Ryani tha se 90% e botës mund të jetë ende në rrezik për t’u infektuar me Covid-19, shkruan “Mirror”, transmeton Indeksonline.

Paralajmërimi vjen menjëherë pasi Ryani pretendoi se numri i vdekjeve globale të koronavirusit mund të kapte dy milionëshin, para se një vaksinë efektive të përdoret gjerësisht.