10:20 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / AR

OBSH: 15 mijë viktima nga i nxehti në Europë gjatë 2022

I nxehti po shkakton mijëra të vdekur në të gjithë Europën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2022, humbën jetën të paktën 15 mijë njerëz vdiqën në Kontinentin e Vjetër për shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë. Vlerësimi ende jo i plotë përfshin 4,500 vdekje në Gjermani, gati 4,000 në Spanjë, mbi 3,200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.

Numri i vdekjeve nga temperaturat e larta, “pritet të rritet, pasi disa vende raportuan vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë”, veçanërisht verën e kaluar”, deklaroi drejtori për shëndetësi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, në një deklaratë.

Spanja mbajti rekordin e temperaturave të larta në tetor që nga viti 1961. Temperatura mesatare e muajit të kaluar ishte 18 gradë, 3,6 gradë më e lartë se mesatarja e periudhës referuese 1981-2010.

“Është thelbësore të kuptojmë se jemi në një situatë ekstreme, se efektet e ndryshimeve klimatike janë një realitet dhe nevojiten veprime shumë më të mprehta”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tranzicionit Ekologjik Teresa Ribera.