21:03 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

OBSH-ja: 120 milionë teste të COVID 19 për vendet e varfra

Organizata Botërore e Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rreth 120 milionë teste të shpejta për coronavirus do të vihen në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në një maksimum prej 5 dollarësh për njësi, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që prodhuesit Abbott ABT.N dhe SD Biosensor kishin rënë dakord me Fondacionin Bill & Melinda Gates për të “vendosur në dispozicion 120 milionë teste të shpejta për diagnostikimin e COVID-19”, raporton reuters.

Nëntë muaj nga pandemia COVID-19, bota po regjistron rreth një milion viktima

Ai tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se testet aktualisht kanë çmim prej pesë dollarëve, por pritet të bëhen edhe më të lira.

“Kjo do të mundësojë zgjerimin e testimit, veçanërisht në zonat e vështira për t’u arritur dhe nuk kanë pajisje laboratorike ose punonjës të trajnuar mjaftueshëm për të kryer analiza”, tha Tedros.

Sipas tij kjo është një shtesë jetike për kapacitetin e testimit dhe e rëndësishme për zonat e transmetimit të lartë.