75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 09 Maj 2024 / MSH

OBSH-ja bën thirrje për armëpushim në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) beri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se lufta në Gaza po shkakton “vuajtje të paimagjinueshme”.

Në një deklaratë, agjencia globale e shëndetit theksoi rastin e shtatëvjeçares Jana, e cila vuan nga kequshqyerja e rëndë akut dhe dehidrimi dhe është një nga 46 fëmijët që ka marrë trajtim në një qendër stabilizimi.

Fëmija u transferua për trajtim nga spitali Kamal Adwan në veri të Gazës në spitalin fushor të Korpusit Mjekësor Ndërkombëtar në jug.

“Pas më shumë se 200 ditësh konflikt, 1.1 milionë njerëz po përjetojnë pasiguri ushqimore katastrofike. Mungesa e ushqimit dhe ujit të pijshëm të sigurt ka rritur përhapjen e sëmundjeve”, tha OBSH në X.