12:10 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

OBSH: Kemi mundësi për ta mundur koronavirusin

Kemi një dritare mundësish për të mundur koronavirusin, duke qenë se rastet jashtë Kinës nuk janë më shumë se 390. Ne duhet ta shfrytëzojmë tani këtë rast”, tha në një konferencë shtyp kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar domosdoshmërinë e një bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar kundër epidemisë.

“Koronavirusi është një armik i përbashkët, i tërë njerëzimit, ndaj duhet të punojmë së bashku, si një racë e vetme njerëzore, para se të dalë jashtë kontrollit”, vazhdoi ai më tej.

Ghebreyesusi paralajmëroi, gjithashtu, se politizimi i situatës nuk do të ndihmojë.