OBSH në mision kërkimor në Kinë, fillojnë hetimet për origjinën e COVID-19

OBSH-ja do të nisë një mision kërkimor në Kinë për të hetuar zanafillën e koronavirusit.
Një mision kërkimor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë pritet të mbërrijë në Wuhan muajin tjetër për të hetuar se si koronavirusi kaloi nga kafshët te njerëzit dhe nëse ai u shfaq më herët ose në një vend tjetër nga sa mendohej fillimisht, raporton “The Guardian”.
Fabian Leendertzi, një biolog në institutin “Robert Koch” të Gjermanisë dhe një anëtar i ekipit të misionit me 10 persona të OBSH-së, i tha Associated Pressit se ata do të punojnë me shkencëtarët kinezë për katër deri në pesë javë.
Shumica e shkencëtarëve mendojnë se virusi Sars-Cov-2 filloi te kafshët në Kinë, me shumë gjasa nga lakuriqët e natës, para se të shpërdahej te njerëzit.
Rastet u zbuluan për herë të parë në qytetin Wuhan në fund të dhjetorit 2019, të lidhura me një treg të prodhimeve të detit.
Më shumë se 73.4 milionë njerëz janë diagnostikuar me virusin dhe 1.63 milionë kanë vdekur.