15:56 / E Diele, 23 Janar 2022 / AR

OBSH paralajmëron se Omicron nuk do të jetë varianti i fundit

Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi shtetet që mendojnë se kishin kaluar më të keqen e Covid-19 pasi shkalla e infeksionit u ul pas variantit Omicron.

Maria van Kerkhove, duke folur me Sophie Raworth në BBC One, tha: “Ju mund të jeni jashtë valës së fundit të Omicron. Në shumë vende si Britania e Madhe, që ka një nivel të lartë të imunitetit të popullsisë nga infeksioni dhe përhapja e vaksinave, do të shihni një ndryshim në vazhdim. Jeni në një fazë tjetër të pandemisë.”

“[Megjithatë] nga 10 miliardë doza vaksinash që janë administruar deri më sot, ka ende 3 miliardë njerëz që presin dozën e parë. Ne kemi ende një popullsi shumë të ndjeshme, edhe nëse ka disa shtete që kanë bërë hapa para, pjesa tjetër e botës jo. Është një çështje globale, duhet ta trajtojmë me zgjidhje globale.”

Ajo shtoi: “Nuk do të përfundojë [pandemia] me këtë valë të fundit të Omicron dhe nuk është varianti i fundit për të cilin do të dëgjoni të flasim”.