75 Mall Live Search
13:51 / E Martë, 11 Janar 2022 / B O

OBSH pret që në javët e ardhshme gjysma e Evropës të infektohet me Omikron

Organizata Botërore e Shëndetësisë pret që më shumë se gjysma e të gjithë njerëzve në Evropë do të infektohen me variantin e ri të virusit në javët e ardhshme.

Drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, e justifikoi këtë të martën në një konferencë për shtyp në internet me faktin se Omikron sulmon më shpejt qelizat njerëzore për shkak të mutacioneve të tij dhe kjo prek edhe personat e vaksinuar dhe në shërim.

“Me këtë ritëm, Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) parashikon që më shumë se 50 për qind e popullsisë së rajonit do të infektohet me Omikron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme,” tha Kluge, duke iu referuar institutit kërkimor të universitetit të Uashingtonit./Indeksonline/