16:47 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

OBSH siguron vaksinat e para në Gana

Gana është bërë vendi i parë që merr vaksinat e koronavirusit përmes iniciativës për ndarjen e vaksinave Covax.

Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), synon të sigurojë që vaksinat ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjitha kombeve, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Covax po synon të shpërndajë rreth dy miliardë doza të vaksinave Covid-19 në mbarë botën deri në fund të vitit.

Shumë kombe të pasura, të cilat filluan vaksinat e tyre muaj më parë, janë përballur me kritika për blerjen ose porositjen e më shumë vaksinave nga sa duhen.

Një total prej 600,000 dozash të vaksinës të zhvilluar nga “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oksfordit dhe të prodhuara nga Instituti Serum i Indisë arritën të mërkurën në kryeqytetin e Ganës, Akra.

Vaksinimet pritet të fillojnë ne javën e ardhshme, ndërsa vaksinimi do të filloj me grupe, ku përparësi kanë punëtorë shëndetësorë, njerëz mbi 60 vjeç, njerëz me kushte themelore shëndetësore dhe zyrtarë të lartë.

Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë (Unicef) thanë se ishtë një rast i rëndësishëm dhe “kritik për t’i dhënë fund pandemisë”./BBC/Indeksonline