14:09 / E Enjte, 15 Prill 2021 / AR

OBSH: Situatë e rëndë, Evropa ka tejkaluar një milion vdekje nga Covid-19

Një zyrtar i lartë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se Evropa ka tejkaluar një milion vdekje nga Covid-19, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, situata mbetet “e rëndë”, me rreth 1.6 milion raste të reja të raportuara çdo javë në rajon.

Duke adresuar shqetësimet e fundit në lidhje me vaksinat, Dr.Hans Kluge tha se rreziku i pacientëve që kanë mpiksjen e gjakut është shumë më i lartë për ata me Covid-19, sesa njerëzit që marrin vaksinën e koronavirusit të AstraZeneca.

Tani për tani, rreziku i mpiksjes së gjakut është shumë më i lartë për dikë me Covid-19 sesa për dikë që ka marrë vaksinën AstraZeneca“, tha ai./Indeksonline/