08:26 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

OBSH thotë se nevojitet “vigjilencë ekstreme” për të dalë nga bllokada

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se “vigjilencë ekstreme” është e nevojshme pasi vendet kanë filluar t’i heqin bllokadat që kishin vendosur për ta parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Gjermania e cila ndërmori hapa të mëhershëm të lehtësimit të masave parandaluese, ka regjistruar një përshpejtim të rasteve të infektuara dhe kjo gjë ka ngjallur shqetësime se një valë e dytë e infeksioneve mund të kthehet.

“Tani ne po shohim pak shpresë pasi shumë vende kanë filluar t’i heqin të ashtuquajturat bllokada” ka thënë kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan.

Por, ai ka shtuar se për këtë, nevojitet “vigjilencë ekstreme”.

“Nëse sëmundja vazhdon në një nivel të ulët – pa aftësinë kapacitetet për t’i hetuar grupimet, gjithmonë ekziston rreziku që virusi të kthehet përsëri”.