14:40 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / L K

OBSH thotë se sëmundjet në Gaza po përhapen më shpejt se sa pritej

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rastet e sëmundjeve në Gaza janë dukshëm më të larta se sa pritej.

Është paralajmëruar gjithashtu për përkeqësimin e epidemive me afrimin e dimrit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se janë regjistruar më shumë se 70 mijë raste të infeksioneve akute të frymëmarrjes dhe mbi 44 mijë raste të diarresë.