23:41 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

OBSH thotë se u shënua rekord i rasteve me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot ka pas një rritje rekord të rasteve me COVID-19 në botë, duke u shfaqur 307.930 në 24 orë.

Numri më i madh i rasteve me koronavirus u shfaq në Indi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Brazil. Vdekjet u rritën me 5,537 duke e quar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 917,417.

India raportoi 94,372 raste të reja, SHBA-të 45,523 raste të reja dhe në Brazil 43,718 raste.

Shtetet e Bashkuara dhe India raportuan mbi 1.000 vdekje të reja brenda një dite dhe Brazili raportoi 874 jetë të humbura.

Rekordi i mëparshëm i OBSH-së për rastet e reja ishte 306.857 më 6 shtator. Agjencia raportoi një rekord të vdekjeve 12,430 në 17 Prill, shkruan Reuters.