10:12 / E Mërkurë, 27 Maj 2020

OBSH: Ushqeni fëmijët me qumësht gjiri edhe nëse jeni infektuar me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF-i dhe Rrjeti Ndërkombëtar i Veprimit për Ushqimin e Fëmijëve, sipas një raporti kanë zbuluar se pavarësisht përpjekjeve për të ndaluar promovimin që i bëhet qumështit zëvendësues, shtetet po dështojnë në mbrojtjen e prindërve nga informacionet e rreme.

“Pandemia e COVID-19 ka nënvizuar nevojën e një legjislacioni më të fortë për të mbrojtur prindërit nga këto informacione të rreme. OBSH i ka bërë thirrje kompanive reklamuese të ndalin fushatat propaganduese kundër qumëshit të gjirit. Qumështi i gjirit e ruan jetën e fëmijëve pasi që u krijon atyre antitrupa që u sigurojnë foshnjeve sistem të fortë imunitar” thotë OBSH.

OBSH dhe UNICEF-i inkurajojnë nënat që të vazhdojnë t’i ushqejnë foshnjet me qumësht gjiri gjatë pandemisë COVID-19 edhe nëse ato janë të prekura ose dyshojnë se e kanë koronavirusin.

Ndërsa studiuesit po vazhdojnë të testojnë qumështin e gjirit nga nënat e infektuara me COVID-19, provat tanishme tregojnë se nuk ka gjasa që koronavirusi të transmetohet te foshnjet përmes qumështit të gjirit.

Sipas OBSH-së thuhet se përfitimet e shumta të ushqyerjes me gji tejkalojnë ndjeshëm rreziqet e mundshme të sëmundjes të lidhura me virusin për dallim nga qumështi i fabrikuar.

“Nga 194 vendet e analizuara, 136 prej këtyre vendeve kanë krijuar masa ligjore në lidhje me kodin ndërkombëtar të tregut të zëvendësuesve të qumështit të gjirit. Vëmendja po rritet, pasi 44 vende kanë forcuar rregullat e tyre për marketing gjatë dy viteve të fundit. Sidoqoftë, kufizimet ligjore në shumicën e qarqeve nuk e mbulojnë plotësisht marketingun që bëhet në objektet shëndetësore” thotë OBSH.

Sipas tyre vetëm 79 vende të botës po e ndalojnë promovimin e zëvendësuesve të qumështit të gjirit në institucionet shëndetësore, dhe vetëm 51 prej tyre kanë dispozita që ndalojnë shpërndarjen e furnizimeve falas ose me kosto të ulët brenda sistemit të kujdesit shëndetësor.

OBSH udhëzon nënat që të ndërmarin disa hapa para se të ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.

  1. Lani duart shpesh me ujë dhe sapunë ose përdorni dezinfektues me bazë alkooli sidomos para se të prekni fëmijën.

2.Vendosni një maskë mjekësore gjatë kontaktit me fëmijën përfshirë edhe gjatë gjidhënies.

3.Teshtini ose kollituni në një leckë, pastaj hidheni menjëherë dhe lani duart përsëri.

  1. Pastroni vendin ku qëndroni në mënyrë rutinore dhe dezinfektoji vendet që i prekni.