10:55 / E Enjte, 27 Janar 2022 / B O

OBSH vlerëson se ndalimi i udhëtimeve s’e parandalon virusin, Haradinaj thirrje Kurtit: Zbrit në tokë o kryeministër!

Ramush Haradinaj ka dalur me një reagim ndaj kryeministrit Kurti, pas një vlerësimi të fundit të OBSH-së.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër” shkruan Haradinaj në reagim./Indeksonline/