O’Connell: I lumtur që promovoj punën Parlamentit Evropian të të rinjve të Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se pjesëmarrja në Parlamentin Evropian të të Rinjeve ndryshoi jetën e tij.
Ai thotë se që 16 vjeçar kishte marrë pjesë në aktivitetet e Parlamentit Evropian të të rinjve, duke theksuar se për shkak të kësaj ai u bë diplomat, transmeton Indeksonline.
“Pjesëmarrja në Parlamentin Evropian të të Rinjve ndryshoi jetën time. Si një 16 vjeçar, kisha rastin të merrja pjesë në një aktivitet të PER (EYP) në Francë, që më hapi sytë për një botë më të gjerë, dhe përgjegjësinë që ne të gjithë e kemi, si qytetarë global, për ta formësuar atë. Është për shkak të PER (EYP) që unë u bëra diplomat. Pra, jam i lumtur të promovojë punën e PER (EYP) Kosova, një organizatë tërësisht e udhëhequr nga vullnetarët, të cilët po u japin një zë të rinjve të Kosovës në skenën evropiane. Unë i inkurajoj të rinjtë e talentuar dhe energjik të Kosovës që të përfshihen”, ka shkruar O’Connell./Indeksonline/