75 Mall Live Search
12:27 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

O’Connell për masakrën e Vushtrrisë: I prekur çka më tha një grua “S’duam hakmarrje, por drejtësi”

Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruair O’Connell ka vizituar familjet e masakrës së 22 majit të 99-ës në Vushtrri.

Ambasadori Britanik ka thënë se çdo viktimë meriton drejtësi, transmeton Indeksonline.

“Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen”, ka shkruar O’Connell në facebook.

O’Connell është shprehur i prekur nga rrëfimet e familjeve që kanë pësuar nga kjo masakër, transmeton Indeksonline.

“Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë”, ka thënë tutje O’Connell./Indeksonline/