15:58 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

O’Connell pret një mysafire të veçantë

Ambasadori anglez në Kosovë, Ruairí O’Connell ka pritur sot në takim një mysafire të veçantë. Leonora Brajshori tani është duke u stërvitur si atlete elite dhe është duke u përgatitur për të përfaqësuar MB në Peshëngritje ndërkombëtare

“Historia e Leonorës është magjepsëse. Ajo kishte arritur në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate nga Kosova në vitet e 90-ta. Prej asaj kohe, ajo kishte ëndërruar t’i bashkohej Ushtrisë Britanike, dhe më në fund, katër vjet më parë, i’u kishte ofruar mundësia”, ka thënë O’Connell.

Leonora tani është duke u stërvitur si atlete elite dhe është duke u përgatitur për të përfaqësuar MB në Peshëngritje ndërkombëtare.

“Ajo u kthye në Kosovë si vullnetare në Kampionatin Europian U15 dhe U17. Ishte kënaqësi të takoj një ushtare dhe sportiste modeste dhe të përkushtuar, e cila po bën aq shumë për të ndihmuar të dy vendet tona. Është një frymëzim”, ka thënë ai.