O’Connell pyetet çfarë do të bënte po të ishte shqiptar? Kjo është përgjigja e tij
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell i është përgjigjur në disa pyetje të parashtruara nga komentuesit në rrjetin e tij social në Facebook.
Gjatë një ore që ai kishte ndarë për ndjekësit e tij, ai ka marrë pyetje të shumta, prej të cilave disa ka arritur t’iu përgjigjet.
Por, ai mori një pyetje mjaft interesant, siç e quajti dhe vet O’Connell që ishte një pyetje e shkëlqyeshme, shkruan Indeksonline.
“Nëse do te ishe shqiptar, një njeri i rëndomtë i këtij vendi çfarë pyetje do ti bëje ambasadorit britanik, në këtë kohë shumë të pa favorshme për kosovarët! Pa diplomaci te lutem”, ishte pyetja e njërit nga komentuesit.
Sipas O’Connell kjo ishte një pyetje që askush nuk ia kishte bërë më parë. Mirëpo, ai u përgjigj se po të ishte nga Kosova do të mburrej me të arriturat e vendit të tij brenda 18 viteve.
“Kjo është një pyetje e shkëlqyeshme, dhe askush nuk ma ka bere këtë pyetje më herët. Dhe ju me sfiduat tani. Çka do të pyesja unë…nuk e di. Nëse do të isha një kosovar do të isha krenar me të arriturat e vendit tim brenda 18 viteve, do të isha krenar me kulturën tonë, do të isha krenar me historinë dhe kulturën e këtij vendi. Dhe çka do të pyesja? Do te shikoja më gjerë, do të shikoja botën dhe do të pyesja veten cili është roli i Kosovës në këtë planet? Për shumë kohë kemi biseduar për Kosovën si një problem të cilit i duhej ndihmë, në qoftë se do të isha një i ri i rritur në Kosove, do te pyesja cili është roli i Kosovës në botë? Çka duhet dhe si duhet t’i ofrojmë zgjidhje problemeve te botes”, ka thënë O’Connell./Indeksonline/