75 Mall Live Search
21:36 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

O’Connell: SHBA me aleatët sjelli paqe në Kosovë

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se është nder për tu takuar me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

O’Connell ka thënë Clinton sjelli paqe në Kosovë dhe për të reflektuar se si zgjedhjet tona mund të ndërtojnë paqe të qëndrueshme, transmeton Indeksonline.

“Nder për të takuar Presidentin Clinton, njëzet vjet pasi SHBA, me aleatët e Britanisë së Madhe dhe NATO-s, vepruan për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të reflektuar mbi mënyrën se si zgjedhjet tona mund të ndërtojnë paqe të qëndrueshme”, ka shkruar O’Connell./Indeksonline/