Oda Amerikane mirëpret vendimin e qeverisë për heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

Qeveria e Kosovës në detyrë ka marrë vendimin që të gjitha produketet amerikane në Kosovë të kenë 0% tarifë doganore.
Lidhur me këtë kanë reaguar nga Oda Ekonomik Amerikane në Kosovë,.
‘’Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të hequr tarifat doganore për të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky hap i rëndësishëm pasqyron një demonstrim të fortë dhe strategjik për të avandcuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës. Vendimi është edhe përgjigje në thirrjen e Odës Ekonomike Amerikane të para disa muajve, e cila rekomandonte një vendim të njëanshëm preferencial tregtar, për të nxitur tregtinë dypalëshe si dhe për ta pozicionuar Kosovën në mënyrë të favorshme për një Marrëveshje të ardhshme të Tregtisë së Lirë me Shtetet e Bashkuara’’, thuhet në reagim.
Më tej në reagim thuhet se duke hequr tarofat doganore për mallrat amerikane, Kosova jo vetëm që forcon atraktivitetin e saj si një partner i besueshëm dhe i hapur për bizneset amerikane, por gjithashtu krijon mundësi të reja për konsumatorët dhe kompanitë vendase për plasim më të madh të produkteve cilësore amerikane, e me çmime më konkurruese.
Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përgëzon Qeverinë e Kosovës për marrjen e këtij vendimi duke shprehur gatishmërinë për promovimin e mundësive të shkëmbimit më të madh tregtar në të ardhmen.