20:28 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Oda e Farmacitëve me sqarim rreth procesit të specializimeve të farmacisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pati njoftuar për shpalljen e konkursit për specializantë.

Ai në konferencën e mbajtur për media të enjten, ka thënë se do të hapen 1.034 vende, që sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë.

Derisa Oda e Farmacitëve të Kosovës, ka dhënë një sqarim përmes një postimi në FB per procesin e specializimeve te farmacisë.

Të nderuar kolegë,

Dëshirojmë të japim një sqarim lidhur me procesin e specializimeve të farmacisë.

Në kuadër të profileve të farmacisë në proces të specializimit janë afër 60 specializantë:
1. Farmaci klinike
2. Toksikologji klinike
3. Hulumtim dhe kontroll i Barnave dhe
4. Biokimi klinike

Vendimi për fillimin e specializimit nga Msh-ja është lëshuar në muajin nëntor 2016 dhe janar-shkurt 2017 ku përafërsisht kanë qenë 48 specializantë (pjesa pa Biokimi klinike), një pjesë me financim nga Msh-ja dhe pjesa tjetër volonter ose me vetfinansim, kurse në kohën e ministrit Ismaili – të gjithë specializantët volonter kanë nënshkruar ankes kontratë për subvencione nga Msh-ja deri në mbarim të specializimit.

Specializimi në degët e farmacisë është dashur të fillojë në shkurt të vitit 2017 kurse për mungesë të komitetit specialistik dhe mentorëve klinik specializimi ka filluar në Dhjetor 2018 (dmth 1 vjet e 9 muaj vonesë).

Gjatë gjithë kësaj kohe Oda e Farmacistëve të Kosovës – OFK ka qenë e angazhuar maksimalisht që të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe lehtësimit të këtyre proceseve megjithëse ende kompetencat nuk janë bartur në OFK ashtu si është e paraparë.

OFK në emër të specializantëve falënderon mentorët klinik: Rozafa Koliqi, Ahmet Hoxha, Shaip Krasniqi, Elton Bahtiri, Skender Radoniqi, Valon Krasniqi etj që vazhdojnë të përkrahin farmacistët në procesin e specializimit të cilin shpresojmë ta përfundojë në fund vitin 2021.

Numri prej 60 specializantëve ëstë numër relativisht i lartë marrë parasysh rrethanat se numri i mentorëve klinik të farmacisë është i kufizuar dhe nj mentori i lejohet të ketë tre kandidatë (që aktualshit disa i kanë edhe nga shtatë nën mentorim), megjithatë duke ditur se nevojat e sistemit shëndetësorë për specialistë të farmacisë janë shumë të larta (dhe specializimin e disa kolegëve ku disa mentorë janë liruar) OFK ka bërë kërkesë disa herë në Ministrinë e Shëndetësisë por edhe në Institucione Shëndetësore lidhur me përfshirjen e profileve të farmacisë në konkurset që MSH do të hapte.
OFK gjithashtu kërkon bartjen e kompetencave të cilat janë të parapara me Ligj në mënyrë që ky proces të përmbyllej më me lehtësi gjë që presim të realizohet sa më parë.