Oda e Hotelerisë dhe Turizmit: Së shpejti pritet të lejohen ahengjet edhe dasmat

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës me një shkrim në Facebook kanë bërë të ditur se sipas premtimeve pritet të hapen ahengjet, dasmat dhe banjat.
“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bazë të kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përgatitur manualin për ahengje dhe dasma”, thuhet në njoftimin e tyre. Bazuar në faktin se në ditët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të të infektuarve dhe tashmë manuali si të veprohet është i gatshëm, OHTK-ja kërkon që të lejohen ahengjet dhe dasmat.
Njoftimi i plotë i OHT-së:
Sipas premtimeve së shpejti to të hapen ahengjet, dasmat dhe banjat!
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bazë të kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përgatitur manualin për ahengje dhe dasma.
Bazuar në faktin se në ditët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të të infektuarve dhe tashmë manuali si të veprohet është i gatshëm, OHTK-ja kërkon që të lejohen ahengjet dhe dasmat.
Bazuar në premtimet e marra, OHTK-ja beson se së shpejti do të hapen ahengjet, dasmat dhe banjat.