13:20 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / B O

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit po merr pjesë në Panairin e Antalias, nënshkruhen disa memorandume bashkëpunimi

Shumë biznese dhe përfaqësues të bizneseve nga Kosova po marrin pjesë në Panairin e Hotelierisë që po mbahet në Antalia.

Pjesëmarrës ishte kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva dhe kryetari i regjionit të Pejës në kuadër të Odës së Hotelierisë, Arbër Krasniqi.

Në këtë panair të njohur janë prezantuar shumë pajisje dhe produkte moderne hoteliere.

Në kuadër të kësaj vizite janë nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi në nivele të turizmit mes dy shteteve./Indeksonline/