14:27 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / MSH

Oda e Hotelierisë kërkon që rritja e TVSh-së për gastronominë të shtyhet për dy vjet

Oda e Hotelerisë dhe e Turizmit e Kosovës (OHTK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për së paku dy vjet rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë – që janë dëmtuar më së shumti nga pandemia.

Hysen Sogojeva, kryetar i OHTK-së, ka paralajmëruar se do t’i përdorin të gjithë mekanizmat për të kundërshtuar këtë rritje dhe që TVSH-ja të kthehet në 8 për qind, sa ka qenë deri më 31 dhjetor 2021.

“Gjatë takimeve që i kemi pasur me ministrin (Hekuran Murati) i kemi rekomanduar që bile së paku gjatë kësaj kohe të pandemisë mos të rritet vlera sepse ka qenë deri me datën 31, vlera në 8 përqind kështu që i kemi thënë të vazhdohet kjo mirëpo ata nuk kanë dëgjuar, e rriten dhe shiqoni tash kjo është e rëndë për bizneset sidomos këto hoteleri e turistike të cilat veprimtaria e tyre ka qenë e lidhur shumë me Covid dhe shumicën e rasteve nuk kanë punuar pastaj ndihma nga shtet nuk kanë pas. Anën tjetër e kemi rastin kur rritja e çmimeve mos t themi është trefishuar sepse e kanë dyfishu.

Tash e kemi shtrenjtimin e rrymës. Të gjitha e bëjnë që edhe për një kohë të gjatë së paku edhe për dy vite TVSH të jetë prezente në 18 përqind. Mirëpo ne do të bëjmë çmos edhe me mjete demokratike, edhe me mjete të tjera që kjo të kthehet në 8 përqind” ka thënë ai për EO.

Ndëra Sogojeva ka bërë thirrje nga Ministria e Shëndetësisë që masat të cilat ai i konsideron “demode” të largohen para datës 17 shkurt për ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Edhe këto masa janë demodu për arsye se shumica e vendeve të rajonit dhe shteteve veç kanë paralajmëru se këto masa duhet të lirohen dhe të hekën Në anën tjetër kemi veç rënie të numrit të infektuarve. Pastaj edhe ky Omicroni nuk është tregu edhe aq i rrezikshëm, prandaj edhe nuk ka arsye që ora policore të jetë sot prezentë, nuk ka kurrfarë arsye. Kërkojmë sa më parë që të hiqet dhe nuk ka arsye që të ketë kufizime të orarit. Bile edhe ashtu apelojë tek Qeveria, përkatësisht tek ministria përkatëse që kjo të jetë para datës 17 për arsye që njerëzit e presin atë ditë, dhe mos të ketë kufizime të orarit” përfundoi Sogojeva.