75 Mall Live Search
09:36 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Oda e Përmbaruesve e quan veprim të ngutshëm e dekurajues arrestimin e përmbarueses Rrezarta Metaj

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të përmbarueses, Rreazrta Metaj nga Policia e Kosovës.

OPPK e quan veprim të ngutshëm dhe dekurajues për shërbimin e përmbarimit, përmbaruesen Metaj.

Sipas këtij intstitucioni, përmbaruesja vepron në bazë të dokumenteve, fakteve e provave që ofrohen nga palët, dhe nuk merr përgjegjësi të tjera.

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës ka paraqitur disa fakte arsyetuese duke dënuar arrestimin e përmbarueses Metaj.

Rrezarta Metaj dyshohet se ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë./Indeksonline/