07:37 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Oda Ekonomike Amerikane diskuton për sektorin e prodhimit në Kosovë

Sot mbahet tryeza e radhës e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit.

Paneli do të përfshijë diskutime nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dhe Leonora Kusari nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).