23:17 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Oda Ekonomike e Kosovës nesër konferencë për mbështetje të sektorit privat, pas përhapjes së COVID19

Oda Ekonomike e Kosovës, të Hënën, më 30 Mars 2020, do të mbajë konferencë për media.

“Duke e marrë parasysh rolin e rëndësishëm që ju keni në informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor, ju ftojmë të mbuloni këtë ngjarje”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Konferenca do të jetë e përqendruar në temen:

 “Propozime për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19”. 

Konferenca do të drejtohet nga Ruzhdi Kurtishaj, Kryesues i Kuvendit të OEK-ut./Indeksonline