17:17 / E Hënë, 23 Maj 2022 / AR

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare feston jubileun e 10-të të themelimit

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) feston sot 10 vjet të ekzistencës së saj të suksesshme. E themeluar në vitin 2012 me mbështetje të Ambasadës Gjermane, OEGJK tani është një nga shoqatat më të mëdha biznesore bilaterale në Kosovë, numëron 160 anëtarë, ndër ta shumë anëtarë prominentë të të bërit biznes në Gjermani, gjë që e bën OEGJK-në qendrën kontaktuese numër një për marrëdhëniet biznesore kosovaro-gjermane.

Me këtë rast, Ambasadori Jörn Rohde tha: 

“E uroj OEGJK-në për aktivitetet e saj të suksesshme, duke qenë se ajo kontribuon në sjelljen e investimeve të huaja dhe vendeve të punës në Kosovë. Dëshiroj ta falënderoj Drejtoresshën Ekzekutive, Nora Hasani dhe të gjithë anëtarët aktivë të OEGJK-së, bordin e kaluar dhe actual të drejtorëve dhe personelin e OEGJK-së për kontributin e tyre të fuqishëm në përkrahje të tregtisë dhe marrëdhënieve investive në mes të Kosovës dhe Gjermanisë – ne do t’vazhdojmë të mbështesim OEGJK-në edhe në të ardhmen.”

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare i këshillon investitorët potencialë nga Gjermania dhe eksportuesit potencialë nga Kosova për në Gjermani, ofron trajnime për kompanitë anëtare, shoqëron delegacionet biznesore në Gjermani dhe mban kontakte me një numër të madh të shoqatave biznesore gjermane.