Odat e profesionistëve shëndetësorë do bëhen me objekt të ri
Është vënë guri themeltar për objektin ku do të vendosen Odat e profesionistëve shëndetësorë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan IndeksOnline.
Rama mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurit themeltar, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit shëndetësor dhe mbështetjes së profesionistëve.
“U vu gurthemeli i objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit shëndetësor dhe mbështetjes së profesionistëve tanë.
Të lumtur që ky projekt i rëndësishëm po merr jetë në zemër të kryeqytetit!” shkroi Rama.
Në objekt do të vendosen Odat e: mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, fizioterapeutëve dhe të infermirëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

