75 Mall Live Search
16:15 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Odise Roshi shënon gol në Turqi, feston si Ronaldo, bëhet viral (Video)

Odise Roshi ka gjetur golin e tretë në Ligën e Parë turke me Erzumspor.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shënoi gol në minutën e 77-të kundër Istanbulspor, për javën e 16-të të kampionatit.

Goli i Roshit barazoi takimin në 2-2, ndërsa vendasit shënuan sërish për të mposhtur skuadrën e sulmuesit shqiptar. Festa pas golit i shtoi po ashtu vëmendjen Roshit, që “imitoi” Cristiano Ronaldon.

Goli i 33-vjeçarit erdhi me kokë pas një krosimi nga goditja e dënimit. Ndërkohë më parë kishte asistuar Florian Loshaj për Istanbulspor.

LINKU I GOLIT: https://streamin.one/v/cb6d0fa2