75 Mall Live Search
16:19 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / G T

Odise Roshi tregon vlerat e tij, shënon hat-trik dhe bën një asist në Turqi

Skuadra e Erzrumsporit ka shënuar fitore të thellë 7:0 ndaj Yeni Malatyasporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën e Parë në Turqi.

Tri gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi shqiptar, Odise Roshi, shkruan Indeksonline

Image

Roshi shënoi gola në minutat: 30’të, 79’të dhe 89’të.

Përveç hat-trikut, Roshi e bëri edhe një asist te goli i shënuar nga Giorbelidze në minutën e parë.

Roshi në 22 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/