Ofendimi i UÇK-së, Donika Kadaj paralajmëron procesimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës

Deputetja nga radhët e AAK-së njëherit anëtarja e Komisionit për ligje në Parlamentin e Kosovës Donika Kadaj përmes një statusi në facebook ka reaguar ndaj sulmeve që i ka bërë Shkëlzen Gashi UÇK-së, duke thënë kështu se mbrojtja e UÇK-së duhet të institucionalizohet, transmeton IndeksOnline .
Ajo ka thënë se kjo nuk është hera e parë që po ndoddh ë të sulmohet brutalisht ADN e shtetit tonë.
“Sulmet vijnë prej fronteve të ndryshme, herë prej “burrështetasve” që tentojnë të faktorizohen e të hynë në hatër me agjenda ndërkombëtare, e herë prej ojqistëve që tentojnë të zgjasin financimet e projekteve të tyre.
Rezultati është i njëjti, pra të gjitha këto rryma çojnë ujë në mulli të Serbisë, e cila vazhdimisht sulmon të vërtetën historike të popullit të Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ajo në facebook.
Më poshtë e gjeni të plotë postimin e saj: