75 Mall Live Search
08:44 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / F.R

Ofendoi dhe kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Adem Jashari, Gjakovë 03.10.2025-08:43.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje i ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.