75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 17 Janar 2022 / MSH

Ofendoi dhe pengoi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe penguar zyrtarët policorë.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka  ofenduar verbalisht dhe ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.