Ofendoi gjyqtarët dhe futbollistët e Malishevës, Ismet Munishi përfundon në disiplinore

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi ka përfunduar në disiplinore.
Komisioni i Garave i Superligës, pas mbledhjes së sotme ka njoftuar se për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarëve dhe futbollistëve të skuadrës kundërshtare, në ndeshjen Dukagjini – Malisheva, të ngrihet inicim disiplinor ndaj trajnerit Ismet Munishi, shkruan IndeksOnline.
”Ndaj: Kryetrajnerit të KF “Dukagjini”, Ismet Munishi (ID: 365) Motivi: Gjatë ndeshjes ka reaguar në mënyrë të pahijshme ndaj vendimeve të gjyqtarit, duke e fyer dhe ofenduar si dhe ofendon lojtarin kundërshtar. Kjo sjellje bie ndesh me etikën sportive dhe rolin edukativ të trajnerit (pedagogut, edukatorit).(RECIDIVIST) Sipas xhirimit televizive te ndeshjes Malisheva-Dukagjini.”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë së në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet Ismet Munishi teksa ofendonte gjqytarët e ndeshjes Dukagjini – Malisheva, e po ashtu edhe futbollistët kundërshtarë./IndeksOnline/