75 Mall Live Search
09:12 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Ofensiva finale për Griezmann

Në Barcelonë po afrohen ditët decisive për nënshkrimin e Antoine Griezman, raporton Mundo Deportivo.

Klubi katalanas është shumë i qetë në lidhje me transferimin e francezit, me të cilin nuk ka ende asgjë të nënshkruar, por ka një akord total mes tyre. Cdo gjë është vendosur në takime të ndryshme midis motrës së tij dhe agjentit Maudit dhe stafit të Barcelonës.

Më e rëndësishjma prej tyre, e zbuluar nga Mundo Deportivo dhjetorin e kaluar, dhe në të cilën morën pjesë presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu. Dy javë më parë kishte një tjetër takim në Sofia Hotel.

Paralelisht, Atletico pret një përgjigje në lidhje me propozimin e zgjerimit të klauzolës dhe kontratës që ata bënë disa javë më parë për Griezman.

Në tjetrën anë, Barcelona pritet që të bëj ofensivën finale në ditët në vazhdim. Ka zëra që klubi të pres deri në 1 korrik për të mbyllur operacionin sepse atëherë do të mund të paguajnë klauzolën 100 prej milionë euro, sepse 200 vlen deri më 30 qershor.

Ndërkohë, ka një version tjetër ku flitet që Barca të negociojë me Atlético për një marrëveshje që nuk është aq dramatike sa ajo e pagesës së drejtpërdrejtë një klauzolë përfundimi dhe duke i lënë të dy klubet të kënaqur me operacionin. Për Barçën, pasi paguajnë pak më shumë se 100 milionë (110, 115 milionë) do të arrijnë të zvogëlojnë zemërimin e një klubi me të cilin ata kishin një marrëdhënie të mirë. /IndeksOnline/