75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / B O

Oferta e çuditshme e Mourinhos, yllin e Premierligës e fton 6 muaj si lojtarë, më pas si asistent!

Jose Mourinho është shumë i interesuar që në këtë afat kalimtar ta transferojë Joao Moutinhon.

Ylli i Wolverhampton është në fund të kontratës me “ujqërit” dhe largimi i tij është shumë i mundshëm.

Mourinho i ka ofruar kontratë 6 muajshe mesfushorit portugez.

Pas 6 muajsh, Moutinho ka shansin që të ketë një vend në stafin teknik të Romës, gjë të cilën ia ka ofruar Mourinho.

Moutinho është 35 vjeçar, por që po kalon në formë të mirë në Premierligë./Indeksonline/