13:32 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Oferta e lezetshme n’Fivestar Fitnes, 20 centë dita!

Ushtrimet fizike përveç që i bëjnë mirë shëndetit, i bëjnë mirë edhe pamjes suaj, prandaj një numër i madh i njerëzve duan të duken bukur dhe të ndihen mirë në të njëjtën kohë.

Së fundmi nëse keni menduar të shkoni në palestër, mirëpo edhe të kurseni, atëherë ky është momenti i duhur, pasiqë Fivestar Fitness ka lansuar ofertën më të lezetshme, për vetëm 79 euro për 12 muaj, që i bie diku rreth 6.5 euro në muaj, apo vetëm 20 centë dita!

Qendra më e madhe e fitnesit në rajon, Fivestar Fitness, sjell rehati dhe të gjitha kushtet për të gjithë ata, të cilët duan të ushtrojnë dhe të kujdesen për mirëqenien e tyre, si atë fizike ashtu edhe atë mentale.

Fivestar Fitness operon qe 6 vjet në 6 lokacione në Prishtinë, Prizren dhe Fushë- Kosovë. Në Prishtinë e gjeni në tri lokacione, në “Arbëri”, rruga “B”, hoteli “Grand”. Pajisjet gjithmonë janë të përditësuara të teknolgjisë së fundit, të markës më të njohur botërore PRECOR, në hapësira të ushtrimeve mbi 7000 m2.

Të të interesuarit dhe ata që e duan shëndetin e tyre, do të mund të regjistrohen në cilëndo pikë të Fivestar Fitness gjatë ofertës dhe pastaj ta shfrytëzojnë këtë anëtarësi në cilindo lokacion që atyre iu përshtatet.

Ashtu si shëndeti, ka rëndësi edhe vendi ku ushtroni, e Fivestar Fitness u ofron të gjitha kushtet e një palestre të klasit të lartë, shërbime profesionale, si dhe këshilla mbi ushtrimet dhe dietën që duhet të mbani për t’i mundësuar vetës një jetë sa më të shëndetshme.