21:32 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Oferta marramendëse e PSG-s për Rakitic – cila do të jetë përgjigjja e Barçës

Paris Saint-Germain ka qenë duke gjurmuar në treg në dy javët e fundit dhe përfundimisht ata e kanë pyetur Barçën që t’i fillojnë bisedimet për transferimin e Ivan Rakitic.

Kampioni i Francës është i gatshëm që të ofrojë 90 milionë euro – edhe pse klauzola e tij blerëse është 120 milionë euro

Tani, klubi parisien dëshiron të negociojë me lojtarin për mundësinë e arritjes së një marrëveshje për kushtet personale, transmeton IndeksOnline.

Departamenti sportiv në PSG nuk ka lëvizur deri më tani për ndonjë përforcim të madh.

Gjatë verës, ka pasur emra në tavolinë, por PSG beson se mund ta bindë Barçën dhe lojtarin për këtë transferim eventual.

PSG beson se një ofertë prej 90 milionë euro është vlerë e drejtë për kroatin, edhe pse Barcelona pritet ta refuzojë./IndeksOnline/