75 Mall Live Search
20:53 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Oferta nga klubet rumune për Jalen Blesa, trajneri i Prishtinës: Ai ende është me ne!

Nënkampioni i Rumanisë, FC Steaua Bucuresti do të jetë skuadra e re e Jalen Blesas, sulmuesit të Prishtinës, raportojnë sot mediat rumune.

Siç raporton gazeta Fanatik, presidenti i klubit të madh rumun Gigi Becali po mendon ta përforcojë sulmin e skuadrës së tij me sulmuesin e Prishtinës.

Mirëpo përmes një interviste në IndeksOnline, ka folur edhe trajneri i bardhekaltërve, Emmanuel Egbo.

Ai thotë se sulmuesi ende është pjesë e Prishtinës dhe mund të llogarisë në të. Por, s’e mohon se ai me të vërtetë mund të largohet.

“Ai ka bërë stërvitje me ne, ka luajtur sot me ne. Për lajmet që ai mund të luaj jashtë këtu unë s’jam kompetent për të folur. Unë e di që Blesa ende bartë fanellën e Prishtinës”, u shpreh tekniku i klubit kryeqytetas

Intervista e plotë: