75 Mall Live Search
11:08 / E Martë, 17 Janar 2023 / B O

Oferta nga Kosova, Shqipëria e Turqia, të gjithë në kërkim të Modriqit kosovar, asistuesi më i mirë në Ligën e Parë

Ferronikeli po marshon me hapa të sigurt drejt Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra nga Drenasi është lidere dhe ka treguar formë të lartë në pjesën e parë të sezonit.

Një nga emrat më të shquar të skuadrës padyshim që ishte Cërvadiku, talenti 19 vjeçar i skuadrës.

“Bimi” që llogaritet si Modriqi i fubollit kosovar ja disa oferta në tavolinë dhe po shqyrton mundësinë e largimit.

Tri skuadra të Superligës, dy nga Shqipëria dhe Boluspori nga Turqia janë në negociata me 20-shin e skuadrës.

Cërvadiku është asistuesi më i mirë në Ligën e Parë të futbollit kosovar dhe e ardhmja e tij pritet të jetë jashtë vendi.

Edhe një agjent sllovak i është afruar mesfushorit dhe po shikon mundësinë e transferimit në futbollin sllovak.

Vlera e Cërvadikut në Transfermarkt vlerësohet aktualisht rreth 75 mijë euro./Indeksonline/