75 Mall Live Search
08:26 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / G T

Ofertë që nuk refuzohet, portieri Ederson afër të bëhet bashkëlojtari i Ronaldos në klubin nga Arabia Saudite

Portieri i Kombëtares së Brazilit, Ederson është shumë pranë marrëveshjes me Al Nassrin.

Mediat e huaja raportojnë se portieri i Manchester City pritet të largohet gjatë afatit kalimtar për shkak të ofertës së majme që ka ofruar skuadra nga Arabia Saudite, shkruan Indeksonline

Ederson është një nga portierët më të mirë në botë momentalisht. Te klubi nga Manchesteri, Ederson ishte transferuar nga Benfica gjatë vitit 2017 për 40 milionë euro, përfshi edhe bonuset.

30-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2026, por oferta që ka dërguar Al Nassr duket e vështirë për ta refuzuar.

Kujtojmë se Edersoni pritet të jetë bashkëlojtarë i shumë yjeve, duke përfshirë këtu Cristiano Ronaldon, Sadio Manen dhe Brozoviqin./Indeksonline/