Ofertoni për blerje të tokave bujqësore në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj e Gllogovc
Të gjithë ata që janë të interesuar për të rritur aktivitete e tyre në sferën e agrobiznesit kanë mundësi ideale për të blerë toka bujqësore në rajonin e Mitrovicës, këtë mund ta bëjnë duke marrë pjesë në tenderët e privatizimit që zhvillon Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në valën e fundit të shitjeve ShAL 45, ku gjinden edhe toka të shumta bujqësore të ndërmarrjeve të ndryshme shoqërore që janë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për zhvillimin e biznesit.
Mund të konkurroni për blerjen e një sipërfaqe totale prej rreth 7 ha, në ZK Dumnicë e Llugës, Komuna e Vushtrrisë pronë e ish ndërmarrjes shoqërore bujqësore Elan nga Vushtrria, tokën bujqësore me sipërfaqe prej rreth 10 ha, në ZK Brusnik, Komuna e Vushtrrisë, tokën bujqësore me sipërfaqe 5.64 ha, ZK Muhaxheri i Epërm, Komuna e Vushtrrisë
Tokën bujqësore me sipërfaqe prej rreth 2.5 ha në ZK Gllanaselë, Komuna e Gllogocit pronë e ish ndërmarrjes “Drenica, tokën bujqësore me sipërfaqe prej rreth 3 ha, në ZK Polluzhë, Komuna e Gllogocit, tokën bujqësore me sipërfaqe prej 1.7 ha, në ZK Qirez, Komuna e Skenderajt pronë e ish ndërmarrjes NSH Produkti – Skenderaj, tokën bujqësore me sipërfaqe 1.4 ha ZK Brojë, Komuna e Skenderajt, tokën bujqësore me sipërfaqe prej 69ari , në ZK Klinë e Epëme, Komuna e Skenderajt, gjithashtu në kuadër të ShAL 45 mundë të gjeni tokën bujqësore me sipërfaqe rreth 3 ha, në ZK Prekaz i Epërme, Komuna e Skenderajt, tokën bujqësore me sipërfaqe prej rreth 10 ha, në ZK Prekaz i Epërme, Komuna e Skenderajt.
Kurse pronar i tyre mund të bëhet çdo qytetar i interesuar në rast se fiton në garën konkurruese që zhvillohet me zarfe të mbyllura dhe që transmetohet drejtpërdrejt edhe përmes kamerave.
Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto toka apo mund të konkurrojnë për më shumë asete.
Në këtë valë të shitjes së aseteve në likuidim blerësit mund të gjejnë lokale te ndryshme atraktive për zhvillimin e biznesit si lokalin afarist LUX Lokali Dëshira e Juaj I, me sipërfaqe prej 100.57m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 80m². Lokali gjendet në rrugën “Xhafer Deva”
Lokali Dëshira Juaj II në Mitrovicë me sipërfaqe prej 52m në rrugën “Xhafer Deva” në Mitrovicë gjithashtu Lokali Kristal – e sipërfaqe prej 65.74m²
në rrugën “Xhafer Deva” në Mitrovicë, Lokali Napred me sipërfaqe prej 51m në rrugën “Xhafer Deva”
Lokali Shija Ime sipërfaqe prej 77.76m² në rrugën “Xhafer Deva, Lokali Shija II Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 22.10m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, Lokali gjendet në rrugën “Xhafer Deva” në Mitrovicë.
Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë. Ofertat duhet të dorëzohen me datën 03 Prill 2019 të këtij viti në zarfe të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë.
Për më shumë informata mund ta vizitoni ueb faqen: www.pak-ks.org.