19:06 / E Martë, 27 Tetor 2020 / Blerim

Offset dhe Cardi B ndalohen nga policia: Reperi filmon dhe shpërndan live ngjarjen

Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, u ndalua nga oficerët në Departamentin e Policisë Beverly Hills gjatë një ndalim patrullimi të shtunën pasdite.

Sipas policisë, ata kishin marrë një raport, i cili tregonte një person që i drejtonte armën dikujt brenda një automjeti. Telefonuesi i dha policisë një targë, e cila ndaloi automjetin menjëherë më pas.

Ndërsa incidenti ndodhte, Offset, bashkëshorti i Cardi B, transmetoi drejtpërdrejt një pjesë të ndërveprimit të tij me policinë në Instagram Live. Është e paqartë se çfarë ndodhi para dhe pas videos që u postua.

Në video, një oficer dëgjohet duke i thënë Offset “mos lëviz” dhe “hap derën”, teksa ai përpiqet të hapë derën e makinës.

Reperi përgjigjet:

“Jo, kjo s’është e ligjshme. Nuk mund të më hapësh derën.”

Oficeri i thotë: “Po, mundem” dhe Offset i përgjigjet përsëri: “Jo, nuk mundesh!”.

Më pas, oficeri thotë:

“Ju duhet të dilni nga kjo makinë tani.”

Një oficer i dytë më vonë shihet në video duke zhbllokuar derën nga brenda dritares përpara se të dy oficerët të hapin derën e makinës.

Offset zbret nga automjeti dhe i pyet oficerët pse po e kapin nga kyçi i dorës para se të mbarojë videoja.

“Policia arrestoi një pasagjer 20-vjeçar dhe e akuzoi atë për mbajtjen e një arme të fshehur dhe një arme zjarri të mbushur në publik”, u tha një deklaratë nga Policia e Beverly Hills postuar në Twitter, të shtunën në mbrëmje.

Offset, i cili ishte gjithashtu në makinë, u ndalua por nuk u arrestua sipas policisë.

Sipas burimeve, thuhet se 20-vjeçari ishte i afërm i Cardi B. Ai pagoi $35.000 dhe u la i lirë.

Sipas Bet Music, gjatë ndalimit të policisë, Cardi B fillon të bërtasë:

“Ky është bashkëshorti im! Pse po i drejtoni atij armë?”

Offset dhe Cardi B ndalohen nga policia: Reperi filmon dhe shpërndan live

Thuhet se gjatë nisjes së konfliktit, Cardi qëndronte në sediljen e pasme të një Rolls Royze të zi, ndërsa Offset debatonte me policët.

Një zëdhënës i Offset tha për revistën People se një “mbështetës agresiv i Trump” sulmoi reperin, duke qenë se dhe incidenti ndodhi gjatë një tubimi për zgjedhjet presidenciale.