75 Mall Live Search
23:21 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / G T

“Offside” apo jo?! Ky rast në ndeshjen Vushtrria-Liria ka nxitur shumë reagime

Skuadra e Vushtrrisë ka barazuar 1:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, në derbin e javës në Ligën e Parë.

Mysafirët shënuan golin e barazimit, por pikërisht për këtë shënim po diskutohet shumë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Një futbollist i Lirisë duket se është në pozitë jashtë loje në momentin e aksionit të golit.

Edhe pse pamja nuk është shumë e mirë nga “Artmotion”, një futbollist i Vushtrrisë shihet duke e mbajtur në lojë lojtarin.

Por, secili po e sheh me syrin e tij – dikush thotë se është “offside”, dikush jo./Indeksonline/