09:46 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Oficerët i gjejnë një të burgosuri marihuanë, në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një të burgosuri dje i janë gjetur pako narkotike të llojit marihuanë.

“Qendra e Paraburgimit, Pejë 11.02.2020 – 00:15. Raportohet se gjatë kontrollit nga oficerët e Qendrës se Paraburgimit, në dhomën e të burgosurit mashkull kosovar janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë prej 13.2 gramë”.

Ndryshe,  sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Indeksonline